Sonte protestë në 19:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jep njoftimin

Tiranë | Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar sërish protestë sonte në orën 19:30. Sipas njoftimit në faqen zyrtare në “Facebook” të Aleancës, pretendohet se po rrethohet prona dhe do të fillojnë punimet.

Ajo e konsideron këtë si një mbulim të skenës së krimit dhe kërkon drejtësi për shembjen e Teatrit apo dhe dhunimin e demokracisë.

Kjo do të jetë protesta e 3-të pas shembjes së Teatrit e thirrur nga Aleanca dhe e mbështetur edhe nga opozita.

Njoftimi i Aleancës:

Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!
Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!
Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!

#duamdrejtesi
#jetojmeperliri

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu