Bulqizë/ Motori përplaset me shtyllën elektrike, 30-vjeçari në gjendje të rëndë

Bulqizë- Një 30-vjeçar i cili po udhëtonte me motor nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30-vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin. Goditja ka qenë shumë e fortë duke shembur shtyllën, ndërsa mjeti motorrik është shkatërruar.

Ai u dërgua menjëherë nga kalimtarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu