Grabitja më qesharake; 77-vjeçari i kthehet me grushte plaçkitësit (VIDEO)

Uells | Policia e Uellsit të Jugut ka lëshuar pamjet nga një tentativë për plaçkitje në zonën e Cadiff.

Ngjarja ka ndodhur pranë një bankomati (ATM), kur një i moshuar 77-vjeçar ndalon makinën për të tërhequr para.

Në momentin që i moshuari mori paratë nga bankomati dhe u kthye për të hyrë në makinë, ai u përball me një plaçkitës me kapele në kokë, i cili tentori t’i rrëmbente paratë.

Megjithatë i moshuari nuk u dorëzua dhe bëri rezistencë me grushte, duke bërë që plaçkitësi të frikësohej dhe të largohej duarbosh.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu