Incidenti që i ndodhi Bashës sot gjatë transmetimit “live” nga Kombinati (VIDEO)

Tiranë | Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot takime me qytetarët e zonës së Kombinatit në Tiranë.

Para takimit, Basha nisi një transmetim të drejtpërdrejtë nga celulari në “Facebook”, duke theksuar se varfëria është ulur këmbëkryq në çdo cep të kryeqytetit por edhe në qytete të tjera për shkak të qeverisë.

Por, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ai nuk mund të parashikonte edhe interesin e një qytetari për të dalë bashkë me të në video. Në moment, njëri prej banorëve të zonës i afrohet Bashës nga pas, duke qendruar për pak sekonda pas tij e duke buzëqeshur ndërkohë që kryedemokrati fliste.

Basha tentoi ta fshehë atë duke lëvizur këndin e filmimit të celularit, moment në të cilin edhe burri kuptoi se kishte ardhur koha që të largohej nga fushëpamja.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu