“Përmbyllni reformën zgjedhore”/ Kim: Ndaloni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka kërkuar përmbushjen e reformës zgjedhore dhe që palët të mbajnë fjalën e dhënë.

“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht afër”, u shpreh ambasadorja Kim.

“Ju vendosni një qëllim, keni vendosur një afat në 31 maj. Është koha tani të ndaloni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme dhe/ose vendosjen e kushteve të reja”, thekson Ambasadorja Kim.

“Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar. Është koha të jepni rezultat”, apelon Ambasadori Yuri Kim.

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi mbrëmjen e djeshme se “nuk mundet që pasi të biem dakord dhe pasi reflektojmë një pjesë të mirë edhe të kërkesave që quheshin parakusht për organizimin e zgjedhjeve, dhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë dhe duke dalë me kërkesa të reja, megjithatë ne nuk e humbim qetësinë, ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin ligjor”.

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se “Komisionet e PS nuk mund të jenë si të pavarur, dhe kjo lidhet bashkë edhe me garantimin 100% të identifikimit biometrik. Biometrika është e lidhur me administratën”.

Edhe përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili tha se “në rast se pranuam të ecim drejt depolitizimit të komisioneve të administrimit zgjedhor, ishte identifikimi biometrik, nëse nuk kryhet, pa një garanci të tillë nuk mund të ecim”.

Deputetja e opozitës në Parlament, Bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rundia Hajdari tha se  “kjo Reformë Zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve dhe nuk e ka, edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk duan t’ia dine”./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu