Boksieri i njohur Mayweather merr përsipër shpenzimet e funeralit të George Floyd

Një nga boksierët më të paguar në botë ka marrë përsipër të paguajë shpenzimet e funeralit të George Floyd, burrit që u mbyt me gju në fyt nga polici në Minneapolis. Bëhet fjalë për boksierin Floyd Mayweather, lajm ky i cili është bërë i ditu nga vetë menaxheri i boksierit “Mayweather Promotions”, Leonard Ellerbe.

“Ai do jetë shumë i zëmruar me mua pasi e bëra publike,”- është shprehur Ellerbe.

Funerali i Floyd do të mbahet të martën 9 qershor në Houston, qyteti i tij i lindjes dhe flitet se mund të kushtojë afërsisht 88500 dollarë.

Mayweather do të mbulojë shpenzimet për dy ngjarje përkujtimore të planifikuara të enjten në Minesota dhe të shtunën në Karolinën e Veriut.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu