Itali, 55 viktima dhe 318 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Sipas medieve fqinje, në Itali çdo ditë ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve nga pandemia e koronavirusit.

Duket se Italia ka hyrë me këmbën e djathë në muajin qershor, ku gjatë këtyre dy ditëve të para, 9 rajone italaine nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 viktima e 318 të infektuar me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 33,530 e numri i të infektuarve në 233,515.

Të infektuar aktiv me Covid 19 në Itali janë reduktuar në 39,893.

Në rritje progresive është numri i personave që shërohen nga virusi, ku numri i tyre i përgjitshëm sot është në 160,092 e janë 17,37 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 12 viktima e 187 raste pozitive, ndërsa në 9 rajone të vendit nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve Covid është ulur në 5,916 e 408 janë të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Numri i tamponeve të kryera deri më sot në Itali është gati 4 milionë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu