Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet shtetasi kosovar në Qafë-Morinë

Qafë-Morinë – Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Policia e Shtetit ka njoftuar se në pikën kufitare Qafë-Morinë është bërë i mundur arrestimi me qëllim esktradimi drejt Gjermanisë, i një shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiarna.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Policia e shtetit ka bërë me dije se shërbimet e Policisë Kufitare, me rihapjen e kufijve, kanë marrë masa duke shtuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Njoftimi i plotë i policisë së shtetit:

“Arrestohet me qëllim esktradimi drejt Gjermanisë, një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Kapja, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiarna.

Shërbimet e Policisë Kufitare, me rihapjen e kufijve, kanë marrë masa duke shtuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu