Turqi, 10 qershor rinisin fluturimet ndërkombëtare

Linja ajrore “Turkish Airlines”, rifilloi fluturimet e saj ndërkombëtare, pas më shumë se dy muajsh, ndërkohë që ka shtuar rrugë të reja nga gjashtë vende europiane për në Turqi, njoftoi kompania.

Transportuesi tha se më 28 mars pezulloi fluturimet në 127 vende për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Me rifillimin gradual të udhëtimeve ndërkombëtare nga 10 qershori, linja ajrore po shton rrugë të reja nga gjashtë vende europiane, që do të nisin nga 18 qershori”, deklaroi kompania.

“Sipas planifikimeve do të ketë fluturime nga 16 qytete në Gjermani, Zvicër, Austri, Holandë, Danimarkë dhe Suedi, për të përmbushur nevojat e qytetarëve pas situatës së jashtëzakonshme”, vijoi më tej ajo./ATA

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu