Zyrtare/ Richard Grenell ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ambasadorit amerikan në Gjermani

Ditën e sotme Richard Grenell ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ambasadorit amerikan në Gjermani, lajm ky i bërë i fitur nga zëdhënësi i ambasadës, Joseph Giordono-Scholz.

“Zëvendësi i Grenell-it, Robin Quinville, do të bëhet ambasador i përkohshëm, derisa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të emërojë një zëvendësues”, theksoi zëdhënësi Joseph Giordono-Scholz.

Diplomati njoftoi zyrtarisht dorëheqjen gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Uashington.

Grenell, i cili ka marrë një rol në shërbimin e Sigurimit amerikan, është kritikuar prej kohësh në Gjermani për komentet e tij luftarake dhe besnikërinë e palëkundur ndaj Trump.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu