Hyri në selinë e PD me shapka dhe duke çaluar; zbulohet çfarë kishte Monika Kryemadhi (VIDEO)

Tiranë | Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është parë me dorë të fashuar dhe duke çaluar teksa hynte e dilte nga selia e PD.

Burime bëjnë me dije se Kryemadhit i ka ndodhur një incident në banesën e saj teksa merrej me punët e shtëpisë.

Sipas Faxweb-it, Kryemadhit i ka ikur këmba dhe ka rrëshkitur, e për pasojë ka dëmtuar kaviljen si dhe ka dëmtuar pak dorën e majtë.

Teksa ky detaj është komentuar gjerësisht, përfshirë edhe mediat, fatmirësisht Kryemadhi nuk ka ndonjë problem serioz apo shqetësues për shëndetin.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu