Peticion kundër këngëve të Dua Lipës; Çfarë i zemëroi kaq shumë izraelitët me këngëtaren shqiptare?

Jeruzalem | Sipas mediave izraelite, rreth tre mijë vetë kanë nënshkruar deri më tani një peticion në të cilin u kërkohet radiostacioneve lokale, e sidomos Army Radio dhe Galgalatz, të ndalojnë transmetimin e këngëve të këngëtares Dua Lipa, sepse ajo ka publikuar në Instagram para disa ditësh një postim anti-izraelit, ku shkruante se ushtria e Izraelit po kryente krime ndaj njerëzve në Palestinë, madje edhe mbi fëmijët.

Dua Lipa, e cila ka në Instagram 46.3 milionë ndjekës, dënoi në postimin e saj “keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite”, duke e krahasuar atë me dhunën racore të policisë në SHBA.

Sipas gazetës “Jeruzalem Post”, organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruhet se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja ndau në Instagram, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj”.

Kujtojmë që këngëtarja Dua Lipa nuk është e para që akuzon Izraelin për krime lufte ndaj palestinë, shumë njerëz të tjerë të famshëm kanë ndarë pamje nga dhuna dhe vrasjet që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po bëjnë në kurriz të popullit palestinez.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu