Dhuna në familje; Bashkia Bulqizë dhe UNDP takim sensibilizues me të rinjtë e gjimnazit në Shupenzë

Bulqizë | Lidhur me ngjarjet e ndodhura kohët e fundit, ku mbarë opinioni publik është tronditur nga lajmet me natyrë dhune në familje, kryesisht ndaj grave, në bashkëpunim me UNDP, Bashkia Bulqizë organizoi një takim me të rinjtë e Gjimnazit “Rifat Manjani”, në Njësinë Administrative Shupenzë. Në qendër të bashkëbisedimit ishte ndërgjegjësimi i të rinjve në përpjekjen kundër çdo lloj akti të dhunshëm në familje dhe kryesisht ndaj gruas.

Në këtë takim morën pjesë nxënës nga gjimnazi “Rifat Manjani”, koordinatorja për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, përfaqësues nga NjVKSh, etj.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Gjatë bashkëbisedimit me pjesëmarrësit, një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe rolit të shkollës, si një institucion i rëndësishëm socializues, e cili luan një rol thelbësor në thyerjen e steriotipeve gjinore edhe edukimin gjinor të brezave të rinj.

Në këtë takim të rinjve iu dhanë informacionet e nevojshme rreth funksionimit të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Bulqizë.

Ky takim u organizua nga Bashkia Bulqizë dhe u mbështetet nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu