Investimi që Lefter Alla e vlerëson si domosdoshmëri për mirëqenien e banorëve në fshatrat e Bulqizës

BULQIZË“Është detyrim për ne të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur familjet që e kanë lidhur jetesën e tyre në fshat dhe me prodhimin bujqësor.” Kështu e  ka vlerësuar Kryebashkiaku Lefter Alla investimin që Bashkia Bulqizë po bën në kanalet vaditëse në të gjithë territorin e tij.

Përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ai e vlerëson këtë lloj investimi si një prej prioriteteve të tij që nga momenti që ka marrë detyrën.

Kësaj here Alla sjell në vëmendje punën e bërë në Njësinë Administrative Gjoricë, konkretisht me punën  që po kryhet në kanalet vaditëse të Lubaleshit, Ura e Telit, Vija e Mullirit dhe në Njësinë Administrative Ostren me punimet në Kanalin e Tuçepit.

Janë mbi 1000 hektarë sipërfaqe bujqësore që do të përfitojnë nga këto kanale vaditëse.

Ndërkohë, kryebashkiaku Alla shprehet se puna me kanalet vaditëse po vijon në pothuajse të gjitha njësitë.

Vetëm dy ditë më parë ai pati publikuar fotografi nga puna që po bëhet me kanalet vaditëse në NjA Zerqan, konkretisht në Zall Strikçan, Sofraçan, Godvi, Peladhi, Valikardhë dhe Tërnovë e Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu