Maqedonia e Veriut vazhdon luftën ndaj koronavirusit, 153 të infektuar dhe 6 viktima

Maqedonia e Veriut vazhon akoma luftën me pandeminë e koronavirusit, ku gjatë 24 orëve të fundit nga 1279 testime të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 153 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-66 raste, Kumanovë-13, Shtip-13, Prilep-2, Tetovë-20, Strugë-7, Manastir-1, Ohër-7, Kriva Pallankë-1, Koçani-1, Probishtip-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-6, Resnje-12.

Janë shëruar 75 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 6 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova dhe Resnja në mes të moshës 53 dhe 80 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar, kurse 265 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Aktualisht në vendin tonë ka 3164 raste aktive me koronavirusin e ri.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu