Me 1 korrik Maqedonia e Veriut vendos rihapjen e aeroporteve

SHKUP– Më 1 korrik do të hapet plotësisht qarkullimi në të dy aeroportet e vendit, ndërsa aktualisht po përpilohen protokollet për punën e tyre, konfirmoi ministri i Transportit, Goran Sugareski.

“Vendimi i qeverisë është marrë dhe aeroportet do të hapen më 1 korrik. Sipas protokolleve nga TAV dhe komisioni për sëmundje infektive, do të vendoset saktësisht lidhur me sjelljen e personave që duan të udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe natyrisht jashtë vendit”, deklaroi Sugareski.

Ai paralajmëroi se këto ditë së bashku me ministrin e Shëndetësisë planifikon të vizitojë aeroportin, ku, TAV dhe komisioni për sëmundje infektive do të shpjegojnë se si do të procedohet.

Aeroportet u mbyllën më 16 mars të këtij viti, sii pasojë e COVID-19. Që atëherë kanë operuar vetëm fluturimet shtetërore, ushtarake dhe humanitare, mjekësore, sanitare dhe kargot./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu