Atletiko Madridi “piketon” sulmuesin e Napolit

Juventus interesohet për Milik si zëvendësues të Higuainit. Milik momentalisht luan me skuadren Napoletane, por duket këtë verë do të mbarojë aventura e tij në këtë ekip.

Për sulmuesin polak në garë është futur edhe Atletiko Madridi.

Sipas asaj që raporton “AS” një video-konferencë midis sulmuesit të Napolit, agjentit të tij dhe drejtorit sportiv të klubit spanjoll Andrea Berta është zhvilluar ku i kanë ofruar polakut një ofertë prej 5 milion euro në sezon, që është rreth dy herë më shumë nga ajo çfarë merr tek Napoli.

Sulmuesi e ka pëlqyer ofertën por pritet të bindet Napoli, me presidentin De Laurentis që kërkon rreth 40-50 milion euro dhe nuk pranon lojtarë të tjerë në shkëmbim.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu