Katari dhe FIFA do të zhvillojnë kampionatin e vendeve arabe

DOHA– Federata e Futbollit të Katarit (QFA) dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollit (FIFA) do të zhvillojnë vitin e ardhshëm një kampionat ku do të marrin pjesë ekipet kombëtare arabe.

Në një deklaratë nga QFA thuhet se kampionati planifikohet të zhvillohet në kryeqytetin e Katarit, Doha, gjatë periudhës 1-18 dhjetor 2021 dhe se do të jetë i rëndësishëm nga pikëpamja e përgatitjes për Kampionatin Botëror FIFA 2022.

Në kampionat thuhet se do të marrin pjesë 22 ekipe kombëtare të vendeve arabe.

Katari në periudhën 21 nëntor-18 dhjetor 2022 do të jetë vendi organizator i Kampionatit Botëror FIFA 2022./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu