KF Bulqiza ndeshet sot me KF Osumin e Urës Vajgurore në Kamëz

Kamëz | Pas pesë fitoresh dhe një humbjeje, Klubi i Futbollit të Bulqizës, KF Bulqiza, zhvillon pasditen e sotme ndeshjen e radhës, kundër ekipit të KF Osumit të Urës Vajgurore.

Takimi nisi në orën 15:00 dhe po transmetohet live në faqen e ‘Facebook’. Ndeshja po mbahet në Qendrën Kombëtare Sportive të Federatës Shqiptare të Futbollit në Kamëz.

Djemtë e KF Bulqiza po tregojnë një paraqitje mjaft të mirë dhe dominancë në fushë, ku nuk kanë munguar edhe rastet e shumta për të shënuar.

KF Bulqiza kaloi në avantazh me golin e parë të shënuar nga Anxhelo Molla, të dytin Endri Kaca, të tretin Denis Kurti, të katërtin Sildi Lika, të pestin Selman Shkreta, të gjashtin nga Kaca dhe të shtatin nga Dajti.

Kujtojmë që në javën e parë, KF Bulqiza mposhti 6-0 KF Osumin, në të dytën 2-1 KF Kinostudion, në të tretën 10-0 KF Pirustin, në të katërtën 3-2 KF Divjakën, në të pestën pësoi humbjen e parë përballë 3-2 KF Labërisë dhe në javën e gjashtë 1-0 me KF Valbonën.

Aktualisht KF Bulqiza renditet e dyta në grup, pas KF Labërisë, e cila me firoren e javës së pestë arriti të kalojë në vendin e parë.

Synimi i ekipit bulqizak është që brenda këtij viti të ngjitet në Kategorinë II dhe për këtë ka marrë të gjithë mbështetjen e Bashkisë Bulqizë.

Vijon…

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu