“Microsoft” planifikon mbyllje globale të dyqaneve të tij

UASHINGTON– Kompania teknologjike “Microsoft” njoftoi sot se do të mbyllë pothuajse të gjitha dyqanet në nivel global, duke qenë se shumica e shitjeve të saj bëhen tashmë në internet.

“Shitjet tona janë rritur në internet, sepse katalogu ynë i produkteve është zgjeruar me shumë oferta dixhitale dhe superekipi ynë ka treguar aftësinë e tij për t’u shërbyer klientëve tanë përtej vendndodhjeve fizike”, tha zëvendëspresident i grupit përgjegjës për markat, David Porter, në një njoftim për shtyp.

Gjiganti i kompjuterave vlerëson se faqet e internetit të shitjeve të tij, përfshirë “Xbox”-in dhe “Windows”-in, vizitohen nga më shumë se 1,2 miliardë njerëz çdo muaj, në 190 tregje.

“Microsoft” tani planifikon të investojë në video-udhëzime, videotelefonata dhe mjete të tjera mbështetëse për klientët e saj dhe partnerët në internet.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu