Beqaj i përgjigjet Bashës: Me taksën e sheshtë punonjësit e Policisë do të marin 98,000 lekë më pak në vit

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka reaguar ndaj propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha për taksimin e sheshtë 9%.

Punonjësit e Policisë, nëse zbatohet taksa e sheshtë 9% e propozuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, secili prej tyre do të marrë rreth 8 mijë lekë më pak në muaj apo 98,000 lekë më pak në vit.

“Punonjësit e policisë. Të ardhurat mesatare mujore të rreth 7 mijë punonjësve të Policisë së shtetit janë rreth 77 mijë lekë (paga bruto dhe shtesa për vështirë, orë pune natën etj). Aktualisht, këta punonjës marrin pagë neto mujore 62,260 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 61,450 lekë. Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 8 mijë lekë më pak në muaj apo 98,000 lekë më pak në vit. Ndërsa të gjithë 7000 policët së bashku do të paguajnë rreth 690 milionë lekë më shumë taksa në vit”, është shprehur Beqaj.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu