Lefter Alla: Bulqiza është e gjitha përgjegjësi e jona; Nuk përjashtojmë asnjë zonë nga investimet e bashkisë

Bulqizë – Kryetari i Bashkisë Lefter Alla shprehet se nën drejtimin e tij, kjo Bashki nuk do të përjashtojë asnjë pjesë të territorit të saj, duke e vlerësuar çdo njësi dhe fshat si një pjesë të pandarë dhe që meritojnë të njëjtën vëmendje të pushtetit vendor.

Përmes një postimi në facebook, teksa përcjell punimet që po bëhen për ndërtimin e kanalit vaditës në lagjen Allmete-Duriçe, ai shkruan se “Bulqiza është e gjitha e jona dhe ne do të gjendemi me investime në çdo njësi administrative dhe fshat të saj, pa bërë asnjë dallim midis tyre.”.

Sipas tij ky është një investim që do të lehtësojë punën dhe jetën e banorëve të zonës.

Ndërkohë, prej ditësh, Kryebashkiaku Alla ka postuar fotografi nga ndërtimi dhe rikonstruksioni i kanaleve vaditëse në pothuajse të gjithë territorin e Bashkisë Bulqizë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu