U deshën 4 orë për të arritur akordin, Kumbulla shumë pranë Lacios

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por Lacio dhe Verona duket se kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e Marash Kumbullës te bardhekaltërt. Takimi vendimtar ka qenë ai mes presidentëve të klubeve Lotito dhe Seti, të cilët janë shoqëruar respektivisht nga Tare e D’Amiko, drejtorët sportivë të klubeve të tyre.

Sipas burimeve, për gjetjen e akordit janë dashur 4 orë dhe zyrtarizimi duket fare pranë.

Mbrojtësi shqiptar do t’u bashkohet bardhekaltërve për sezonin e ri, duke garantuar njëkohësisht përvojën dhe perspektivën falë edhe moshës së tij të re. Siç e thamë, asgjë nuk është zyrtare, por kjo nuk i ka penguar tifozët e Lacios që të mbushin rrjetet sociale me komente pozitive (“Eja të luajmë Champions-in”) dhe urime mirëseardhjeje për 19-vjeçarin. Lidhur me këtë marrëveshje, mediat italiane raportojnë se Lacio ka parakaluar edhe konkurrencën e fortë të Interit që thuhej se kishte një akord me mbrojtësin, por jo me klubin e Veronës.

Rol vendimtar thuhet të ketë pasur Igli Tare që ka arritur të bindë Kumbullën të firmosë me skuadrën bardhekaltër, ndërsa bëhen të ditura edhe detajet e kësaj marrëveshjeje.

Lacio ofron 20 milionë euro dhe kartonët e Lombardit dhe Berishës që janë preferuar më shumë nga drejtuesit veronezë .Për Kumbullën është gati një kontratë për 5 sezone me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon si dhe garanci për një vend titullari.

Për operacionin në fjalë, edhe trajneri Simone Inzagi ka dhënë miratimin e tij pasi e shikon si titullar në skuadrën e tij dhe për këtë arsye Kumbulla është bindur për këtë transferim që mendohet se do t’i garantojë edhe një rol prej protagonisti në sezonin e ardhshëm./panoramasport

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu