Dibër/ Goditen dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve; procedohen 3 persona, sekuestrohet 14 m³ lëndë drusore

Peshkopi | Në kuadër të masave për parandalimin e krimeve mjedisore, Policia e Dibrës njofton sot se ka proceduar penalisht 2 persona, të akuzuar për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërsa edhe një tjetër është proceduar në vijim të veprimeve hetimore.

Të proceduarit janë shtetasit L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Selishtë dhe A. B., 38 vjeç, banues në Peshkopi.

Policia thotë se si rezultat i kontrolleve, shtetasi 40-vjeçar është konstatuar duke shkarkuar nga kamioni tip Ifa, 6 m3, lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës. Ndërsa 38-vjeçari u konstatua duke transportuar 8 m3, lëndë drusore, me automjetin tip Ifa, pa dokumentacion përkatës.

Po ashtu, policia njofton se është proceduar penalisht edhe shtetasi V. T., 51 vjeç, banues Peshkopi, me detyrë Përgjegjës i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave. Kjo pasi me veprimet e tij ka lënë pa mbuluar me specialist e punonjës pyjesh zonën pyjore të njësisë Administrative Selishtë, ku jan vërejtur disa raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve, raste të goditura në vazhdimësi nga ana policisë.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 2 shtetas për prerje e paligjshme e pyjeve

Procedohet penalisht edhe Përgjegjësi i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave, Bashkia Dibër.

Sekuestrohen 14 m3 lëndë drusore dhe mjetet që i transportonin lëndën drusore

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës me strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër dhe IKMT.

Si rezultat i kontrolleve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër , u proceduan penalisht shtetasit:

L. L., 40 vjeç, banues në Selishtë, pasi është konstatuar duke shkarkuar nga kamioni tip Ifa, 6 m3, lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.

A. B., 38 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke transportuar 8 m3, lëndë drusore, me automjetin tip Ifa, pa dokumentacion përkatës.

Si dhe në vijim të veprimeve është proceduar penalisht shtetasi V. T., 51 vjeç, banues Peshkopi, me detyrë Përgjegjës i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave, pasi me veprimet e tij ka lënë pa mbuluar me specialist e punonjës pyjesh zonën pyjore të njësisë Administrative Selishtë, ku jan vërejtur disa raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve, raste të goditura në vazhdimësi nga ana policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu