Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 12 fluturime për ditën e martë

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmon 12 fluturime për ditën e nesërme, datë 30 qershor.⠀⠀
⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:⠀⠀
⠀⠀
Wizz Air – Tiranë – Vienna dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Pisa dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim
Jonika – Keiv – Tirana dhe kthim (çarter turistik)
Albawings – Tiranë – Pisa dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bologna dhe kthim
Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim (çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme”- thuhet në njoftimin e TIA-s.⠀⠀⠀⠀
⠀⠀
Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit  e BE-së./atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu