Aksident i rëndë në Tiranë; Motori përplaset me një makinë

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e quajtur “Astiri”, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Dy të plagosurit, identiteti i të cilit  nuk dihet ende, kanë qëndruar të shtrirë për disa minuta në tokë, ku ndihmën e parë ua kanë dhënë qytetarët.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur rreth të plagosurve për t’u dhënë ndihmë, edhe pse shihet që gjendja e tyre është e rëndë. Në vendngjarje, pas disa minutash, për shkak të trafikut të rënduar që ka në këtë zonë, kanë mbërritur tre ambulanca.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe identiteti i personave të plagosur. Ajo që dihet është se në këtë aksident është përfshirë një motor, teksa pritet më shumë informacione.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu