Brazil/ Banka pezullon pagesat eksperimentale përmes WhatsApp-it

RIO DE ZHANEIRO– Konsumatorët brazilianë nuk do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e ri WhatsApp që lejon pagesa dhe transferime të parave, pasi Banka Qëndrore ka urdhëruar kompanitë Visa dhe Mastercard që të ndërpresin aktivitetet e shërbimit, të nisura javën e kaluar nga aplikacioni i mesazheve.

Në një shënim, Banka Qëndrore theksoi nevojën për të vlerësuar rreziqet e teknologjisë së re, e cila po përdoret gradualisht në Brazil.

Brazili ishte i pari vend që u zgjodh nga Facebook, pronar i WhatsApp, për të provuar shërbimin.

Në një shënim, Banka Qëndrore theksoi nevojën për të “ruajtur një mjedis adekuat konkurrues, i cili garanton funksionimin e një sistemi të pagesave të ndërveprueshme, të shpejtë, të sigurt, transparente, të hapur dhe ekonomike”./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu