Byroja përjashton Gjuzin nga komisionet dhe seancat; I ndërpreu fjalën Ramës në Kuvend

Tiranë | Byroja e Kuvendit ka vendosur të marrë masa ndaj deputetit konservator të opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi. Deputeti është përjashtuar deri më datë 1 korrik nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare.

Ky vendim është ndërmarrë mbi motivacionin se i ka ndërprerë në mënyrë të përsëritur fjalën kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku siç argumenton Byroja, sjellja e tij është bërë pengesë për mbarë-vijimin e seancave.

Deputeti ka replikuar disa herë nga vendi kundër kryeministrit teksa ky fliste nga foltorja, pa iu dhënë e drejta e fjalës, çka shpeshherë ka shkaktuar edhe përplasje mes tyre.

/Bulqiza.info/

“Të hëngsha shaminë që më ke në xhep”, Rama kapet me Gjuzin: Je i vetmi mbret që bërtet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu