Diploma master në akademitë e SHBA/ Xhaçka: Mundësi po kaq të mira për të rinjtë në Forcat e Armatosura

TIRANË- Akademia e Forcave të Armatosura nga viti në vit po shton stafin e arsimuar dhe të kualifikuar, duke përgatitur ushtarakët e rinj ashtu si në vendet e NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se, një e ardhme dhe mundësi po kaq të mira i presin të gjithë ata të rinj e të reja që kanë vullnet dhe duan të bëhen pjesë e FA shqiptare.

Majorët Enkelejda Tyrku e Ermir Bejdo përfunduan kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Leavenworth, Kansas, ndërsa kapiteni i Rangut III Blerim Hoxha e përfundoi në Newport, Rhode Island.

Xhaçka tha se, ky fakt mbi të gjitha, na bën krenarë. Duke u pajisur të tre me diploma masteri në fushën e studimeve strategjike përgatisim liderët e së nesërmes, tha ministrja.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu