Habit Irani! Lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin Donald Trump

Teheran | Mediat ndërkombëtare raportojnë se Irani ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin Donald Trump. Ky veprim është ndërmarrë 6 muaj pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani, në Bagdad, nga një dron amerikan.

Prokurori i Teheranit e akuzon presidentin Trump si të përfshirë në vrasjen e gjeneralit, ndërkohë nuk ka akuzuar njeri tjetër veç tij, por siguroi se do të vijojë hetimet.

Nga ana tjetër Irani kërkon ndihmën e Interpolit dhe institucioneve të tjera që Trump të arrestohet.

Kujtojmë që Forcat Ajrore Amerikane vranë në fillim të këtij viti, në ditët e para të janarit, gjeneralin kryesor iranian të Gardës Revolucionare, Kasem Sulejmani. Trump e akuzoi publikisht atë se po përgatiste sulme terroriste dhe urdhëroi vrasjen e tij, urdhër ky i cili u arrit nëpërmjet një bombardimi me dron teksa ai po lëvizte me eskortë në Bagdad.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu