“Klimë e pafavorshme biznesi në Shqipëri”, Dhoma Amerikane e Tregtisë tregon arsyet

Tiranë | Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka zbuluar indesktin vjetor të 2019 duke thënë se ka pësuar rënien më të madhe në 8 vitet e fundit, në 38 pikë nga 100 të plota.

Jaço thotë se është dyfishuar numri i anëtarëve të Dhomës që mendojnë se në Shqipëri ka një klimë të pafavorshme biznesi. Sipas tij arsyet janë monopolet, tregtia e pandershme, klima politike, po ashtu edhe trendi negativ për gjetjen e stafit të kualifikuar.

Jaço konfirmon se në dy vitet e fundit Indeksi ka pësuar rënie dhe sektori privat duhet të jetë në një situatë aktive. Sipas tij, situata post-covid do jetë e jashtëzakonshme por hapja e mundshme e negociatave për Shqipërinë mund të jetë një mundësi e madhe për bizneset.

”Kompani që përfaqësojnë 20-25% të ekonomisë shqiptare. Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë në Indeks, 70% e kompanive kanë marrë pjesë, dhe është pjesëmarrja më e lartë në 8 vite.

Kompanitë përafqësojnë 16 sektorë të ndryshëm, turizmi, ekonomi, ndërtim, telekomunikacion. Indeksi ka një rënie prej 38 pikësh, nga 100 të mundshme, rënia më e madhe.

Një nga për të qenë i saktë, shkalla është nga 0-100. Thjeshtësuar mund ta cilësojmë mbi 50 klimë e favorshme nën 50 e pafavorshme. Klima ka qenë e pafavorshme. 66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme, 26% neutrale. Indikatori më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Situata me monopolet, tregti e pandershme, ka pasur dhe një përkeqësim. Ka pasur një trend negativ në 8 vite, gjetja e stafit të kualifikuar. 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesit.

Është dyfishuar numri i anëtarëve që e shohin klimën e biznesit të pafavorshme.

Ka dhe lajme të mira. Anëtarët tanë ndjejnë një konfidencë me institucionin e doganave dhe tatimet. Të dyja këto elemente qëndrojnë tek 60 pikët si nivel. Dua të falënderoj Gjon Bardhin e Doganave dhe Delina Ibraimajn nga Tatimet.

Anëtarët e shohin të ardhmen pozitive. Ne i pyesim jo vetëm për aktualitetin por edhe për të ardhmen. Ata shprehen optimistë. Me hapjen e mundshme të negociatave është oportunitet i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Rezultat e Indeksit nuk janë të mira, dhe duhet të vendosemi në një situatë aktive. Sitauta post- covid do të jetë e jashtëzakonshme. Të punojmë së bashku, sidomos privati, të punojë ngushtë me institucionet publike. Shqipëria është vendi më atraktiv për investime të huaja”, – tha Enio Jaço.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu