Konfirmohen 87 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet janë në bazë të 202 testimeve të kryera nga ana e Institutit.

Numri i të infektuarve, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 2677. Aktualisht janë 1.203 raste aktive.

Sipas njoftimit, nga sëmundja janë shëruar edhe 31 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.425.

Që nga fillimi i epidemisë, në Kosovë janë shënuar 49 të vdekur.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu