Konflikt familjar në Mat/ Vëllai i vogël bën për spital gjyshen 80-vjeçare, dy të tjerët rrahin vëllain e madh

Mat | Policia e Matit njoftoi sot se ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një grindjeje në familje, pas një përplasjeje verbale për çështje pronash, – raporton Fax News. Në pranga kanë përfunduar 3 vëllezërit me iniciale G.S., 34 vjeç, I.S., 45 vjeç dhe F.S., 42 vjeç.

Vëllai i vogël, shtetasi G.S., 34 vjeç, banues në Burrel, akuzohet se ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.

Ndërkohë, dy vëllezërit e tjerë, shtetasit I.S., 45 vjeç dhe F.S., 42 vjeç, banues në fshatin Midhë, akuzohen se kanë goditur me sende të forta vëllain e tyre të madh, shtetasin B. S., 58 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar drejt banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu