Rama vizitë dy-ditore në Kosovë, takohet me krerët më të lartë të shtetit

Prishtinë | Kryeministri Edi Rama mësohet se do të zhvillojë sot një vizitë dy ditore në Kosovës. Burime mediatike bëjnë me dije se shefi i qeverisë do të ketë sot dhe nesër takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën, pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK Veseli dhe disa të tjerëve për krime lufte dhe kundër njerëzimit, gjatë Luftës Çirimtare të Kosovës.

Agjenda e tij parashikon:

  1. Takim dhe drekë pune me Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës Social-Demokrate.
  2. Takim me Vjosa Osmanin
  3. Takim me Avdullah Hotin
  4. Takim me Hashim Thaçin.

Presidenti Thaçi ka lajmëruar sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Njoftimi i aktakuzave erdhi tre ditë para takimit të shumëpritur në Uashington, ku pritej rinisja e dialiogut Kosovë-Serbi, çka çoi edhe në shtyrjen për një moment tjetër.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu