Serbia vendos masa më të ashpra përballë ripërtëritjes së COVID-19

BEOGRAD– Autoritetet serbe kanë vendosur të aplikojnë masa më të ashpra, përfshirë vënien e maskës në transportin publik dhe hapësirat e mbyllura në Beograd, për t’iu kundërpërgjigjur rasteve të reja në rritje të COVID-19.

Sipas shifrave zyrtare, numri i personave të infektuar prej gati një jave po tejkalon shifrën 250 raste në ditë, në krahasim me 50 rastet ditore të muajve të mëparshëm.

Në fillim të majit, Serbia, duke e vlerësuar të qëndrueshme situatën epidemiologjike, filloi një rihapje graduale, që lejoi grumbullimet në mjedise të hapura në qershor, pa kufizime.

Personeli për qeverisjen e Krizës vendosi të detyrojë në Beograd, nga 30 qershori, vënien e maskave ​​në vende të mbyllura, si restorante, klube, sallone bukurie, qendra tregtare dhe transport publik./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu