Shef Kola shërohet nga koronavirusi: Më në fund më la

Tiranë | Aktori i njohur i “Portokallisë”, Florian Binaj (shef Kola) nuk është më i infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetin shoqëror “Instagram”

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, – shkruan Binaj.

Aktori i humorit prej më shumë se dy javësh kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, po nuk kishte asnjë simptomë.

Ai gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar në shtëpi dhe siç ka deklaruar dhe vetë nuk ka marrë asnjë ilaç kundër virusit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu