Soreca: BE është plotësisht e përkushtuar të mbështesë autoritetet shqiptare dhe ndërmarrjet sociale

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca së bashku me përfaqësuesit e autoriteteve shqiptare dhe organizatave të shoqërisë civile diskutuan sot mbi ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar prej organizatave të shoqërisë civile.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës përmbyllëse të projektit të financuar nga BE, “CAUSE”, nisma e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

Falë mbështetjes së BE-së dhe guximit të disa organizatave të shoqërisë civile sot në Shqipëri po punojnë me sukses tre biznese sociale të krijuara në pasuri të konfiskuara nga krimi i organizuar: Ke Buono në Fier, KinFolk Coffe Library në Durrës dhe Social Crafting Garage Saranda.

“Projekti i financuar nga BE CAUSE ka prodhuar rezultate konkrete. Një program kombëtar për ripërdorim social të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar, bazuar mbi CAUSE, është një hap përpara. BE është plotësisht e përkushtuar të mbështesë autoritetet shqiptare dhe ndërmarrjet sociale në këtë proces,” tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu