Taksa e sheshtë/ Tabaku: Do të ndihmojë në luftën kundër informaliteti

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha sot se anketimi dhe raportet e Dhomës Amerikane të Tregtisë i kanë dëshmuar publikut dhe vendimmarrësve në Shqipëri një pasqyrim të ndershëm dhe të vërtetë në lidhje me gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit.

Tabaku tha në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë se “është i nevojshëm ndryshimi përmes një politikë të re fiskale dhe rregullave se si do të jetë raporti i sipërmarrjes me qeverinë”.

Ajo theksoi se një sistem eficent fiskal do të jetë motorri i ekonomisë sonë dhe karburanti i buxhetit tonë me normën më të ulët të taksës në rajon prej 9%.

“Taksa e sheshtë do të ndihmojë në luftën kundër informalitetit dhe korrupsioni dhe do ta bëjë këtë sistem më të thjeshtë dhe transparent. Jo vetëm kaq, por ajo që ofrojmë është një shkurtim i llojeve të taksave nën parimet e transparencës, thjeshtësisë, eficencës ekonomike, fleksibilitetit, përgjegjësisë politike dhe paanësisë”, tha Tabaku./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu