Zgjedhjet në Maqedoni/ Personat me koronavirus do të votojnë nën kushte të veçanta

Pas publikimit të disa protokolleve si të sillen qytetarët kur dalin për kafe, qëndrojnë në një hotel ose blejnë në qendrat tregtare në kohë të pandemisë së koronavirusit, dje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), u bë me dije disa rekomandime për votim në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

Kushte specifike për votim do të duhet të zbatohen më 13 korrik, ditën e parë të votimit, kur është paraparë të drejtën e tyre të votës ta realizojnë personat pozitivë me koronavirus dhe ata që janë në vetizolim.

Anëtarësi i KSHZ-së, Boris Kondarko, në fjalimin e tij për protokollet për zgjedhje tha se më 13 korrik procesin zgjedhor do ta zbatojë Këshilli i veçantë zgjedhor (KVZ) që do të përbëhet nga punonjës shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike.

Sipas tij, anëtarët e KVZ-së do të pajisjen me pajisje mbrojtëse. Sipas rekomandimeve të konfirmuara si të detyrueshme, pajisjen mbrojtëse e ndërrojnë pas përfundimit të votimit në shtëpinë e çdo votuese.

Nuk do të zbatohet dezinfektim në kutitë e votimit pas çdo votuesi.

Proces të ngjashëm të votimit do të zhvillohet edhe më 14 korrik, deklaroi nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, e cila theksoi se për dallim nga 13 korriku, procesin e votimit në shtëpitë e të sëmurëve, personat kronikë më 14 korrik do ta zbatojnë Këshillat e veçanta zgjedhore. Sipas Shehut, ata nuk do të mbajnë veshje mbrojtëse, por do të mbajnë vetëm maskë, doreza dhe do të duhet të mbajnë distancën sociale.

Gjithashtu, anëtarët e KVZ, maskën duhet ta ndërrojnë në çdo 4 orë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu