Alla inspekton punimet në rrugën e Kodrës së Danit; Puna vijon me ritme të larta

Bulqizë – Kryetari i Bashkisë Bulqizë ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e rrugës së Kodrës së Danit, në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë.

Gjatë inspektimeve u vu re se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe se investimi do të përfundojë brenda afateve të parashikuara. Rruga në fjalë do të shtrohet me asfalt dhe do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e lëvizjes së banorëve të zonës.

Nga ana tjetër, Kryetari Alla thekson se gjatë mandatit të tij në Krye të Bashkisë synon të vërë dorë mbi çdo rrugë dhe zonë të Bashkisë Bulqizë, kudo ku banorët janë ndierë  të harruar nga pushteti lokal.

Sipas tij, këto vite do të shërbejnë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek të zgjedhurit e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu