Berisha tregon kush e detyroi Ramën të tërhiqte padinë ndaj Haradinajt

Prishtinë | Në përfundim të vizitës dy-ditore, ku u takua me krerët e shtetit dhe politikës së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim në aeroportin e Prishtinës, para kthimit për në Shqipëri. Mes të tjerash, në fjalën e tij ai tha edhe se do ta tërhiqte padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha thotë se ishte ish-këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton që e detyroi Ramën ta tërheqë padinë. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se tërhqeja ishte identike si ajo ndaj gazetës gjermane Bild.

Postimi i plotë i Berishës:

”Bolton detyron Ramen te terheqi padine ndaj Ramush Haradinaj.

Terheqja eshte identike si ajo ndaj gazetes gjermane Bild.

Miq, ne nje rast te pashembullt ne historine planetare te marredhenieve midis dy vendeve, Edvin Kristaq Zografi bis do padiste ne gjykate kryeministrin e Kosoves per akuza gjoja te paqena te shkembimit te territorit.

Rama ndermori kete akt pasi deshtoi perpjekja e Vuçiçit dhe argateve te tij per ta akuzuar me dokumenta ta fabrikuara Kryeministrin e Kosoves dhe hequr qafe ate si faktor kryesor qe po pengonte zbatimin e projektit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes se Kosoves me projektin e “shkembimit te territoreve”.

Por deklarata e Rames pas bisedes me Bolton dhe deklarata e ambasadorit Grenell per projektin ne fjale si projekt qe mbeshtetej nga Bolton, e derrmoi Ramen dhe thuhet se avoketerit i thane si ne rastin e padise ndaj Bild se je i pashprese. Ndaj dhe Rama i derrmuar vendosi te terheq padine.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z Berisha, terheqja e Rames nga padia per Ramushin eshte thjeshte perpjekje per te shpetuar nga humbja e sigurt e gjygjit.
Deklarata e Grenell se ideja e shkembimit te teritoreve eshte e Bolton e ka nxjerre zbuluar Edi Ramen i cili vazhdimisht ka deklaruar madje dhe publikisht se ka pasur diskutime me Bolton per Kosoven
Kjo eshte deklarata e Grenell qe do ishte prove e pakundershtueshme ne gjykate per Haradinajn

“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”– është shprehur Grenell.

Kjo eshte deklarata e Rames qe sqaron se ka qene mbeshtetes i idese per shkembim teritoresh

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruante Rama në Twitter.”

/Bulqiza.info/

Rama tërheq padinë për shpifje ndaj Ramush Haradinajt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu