“Investimet rrugore në jug vijojnë”, Balluku: Projektet do të mbyllen brenda afatit

Tiranë | Ministrja e Energjitikës dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Abc News këtë të martë është shprehur se vijon puna në të gjithë projektet rrugore në vend.

Balluku ka theksuar se është e rëndësishme që të gjithë tashmë të jenë në dijeni se projektet rrugore të nisura do të përfundojnë me sukses.

Sipas saj në mandatin e parë qeveria kishte një punë në lidhje me bërjen e reformave shtet rregulluese dhe shtet ekzistuese, ndërsa tashmë në këtë mandat fokusi është te përfundimi i rrugëve të nisura.

Në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo, ministrja Balluku ka shpjeguar projektet e nisura në Llogara dhe punën në tunelin e Kardhiqit që sipas saj pritet të mbyllet verën e vitit të ardhshëm.

Në mandain e parë PS-ja dhe qeveria është munduar që të bëjnë rregullat e shtetit. Në mandatin e parë janë bërë reforma shtet formuese dhe shtet ekzistuese. Në mandatin e dytë po bëhen punë infrastrukturore që do ti mbeten vendit për dekada me radhe. Në bërjen e rrugëve ne i bazohemi metodave të fizibilitetit, në mënyrë që të kenë dhe ndikim në ekonominë e vendit.

Siç edhe ju përmend duke qenë se Saranda ka qenë dhe pjesa më e zhvilluar turistike deri në Himarë tashmë ka filluar dhe të zhvillohet zona turistike në Palasë dhe në Llogara, turizmi ka nisur në Sarandë, Delvinë etj, ku janë dhe investimet më të mëdha energjetike dhe sot po punojmë për të rritur kapacitetet në pjesën tjetër. Ifrastruktura rrugore është më ë zhvilluar në Sarandë dhe në Delvinë dhe Kardhiq,  pasi kemi 8 lote dhe janë shumë të zhvilluar dhe kemi një gep që është tuneli aty.

Ky është i buxhetuar po ka ngelur në një ngërç administrativ që ka nisur vitin e kaluar dhe nuk bëj pjesë te ministrat që futen në zgjidhjen e këtyre çështjeve, Ministrja Balluku dhe stafi i saj dezenjon strategjinë dhe politiket pastaj pjesa tjetër zbatohet nga ARRSh . Unë po pres që ai problem të zgjidhet sepse do të lidhje të gjithë pjesën tjetër që ka ecur më së miri, ajo rrugë përfundon verën e vitit tjetër, dhe nëse nuk zgjidhet ajo e tunelit do të hapet tenderi me doemos pasi është rruga e lidhjes së tetë loteve”, ka thënë Balluku.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se me projektet e tyre ato po plotësojnë gjerdanin e lëvizjes në rivierën shqiptare.

Tuneli i Kardhiqit dodhet në një zonë të virgjët dhe nuk ka lëndë radioaktive, por është vetëm çështje procedurale dhe administrative. Ndërsa tuneli i Llogarasë do pak kohë pasi tashmë është bërë projekti inxhinieral i tij që pritet që të miratohet në fund  të vjeshtës, në nëntor dhe ne me pas të kemi mundësi për dizenjimin e projekteve teknike. Unë synoj që para vitit të ri ne të kemi përfunduar procesin e garës për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ne po plotësojmë gjerdanin e rrugëve, dhe ky është si një gjerdan në rivierën shqiptare”, ka thënë ministrja.

Gjithashtu ministrja Balluku ka konfirmuar për Abc News se vijon puna për rregullimin dhe rehabilitimin e rrugës për tek “Syri i Kaltër”.

Në Syrin e Kaltër është pjesë e FSHZH, aty ka një angazhim të madh të Bankës Botërore për shpëtimin e asaj perle dhe ngritjen e një rrugë ër të mos prishur harmoninë e natyrës dhe të kërcasë me habidatin që ndodhet në atë zonë”.

/ABC News//Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu