Ndarja nga jeta e mjekut të infektuar me COVID-19, reagon ambasadorja Kim: Do kujtohet si hero

Tiranë | Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Juri Kim, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut të Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se ai e dha jetën teksa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!”, – shkruan Kim.

Mjeku Pushi nodhej i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë, i intubuar për shkak të COVID-19, ndërkohë nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu