Operacioni antidrogë me 37 të arrestuar, zbulohen emrat e disa prej narkotrafikantëve

Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë finalizuar operacionin “Kulmi”, nën orientimin e prokurorive të posaçme të të dyja vendeve, duke shkatërruar kështu një rrjet të gjerë narkotrafikuesish në të dyja anët e detit Adriatik.

Nga ky operacion kanë përfunduar në pranga 37 persona, nga të cilët 27 janë prangosur në Itali ndërsa 10 në Shqipëri, si dhe u sekuestruan 3 tonë e gjysmë drogë (me vlerë 40 milionë euro) dhe 4 milionë euro pasuri, përfshirë një skaf 11 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm.

Ndërkohë mediat kanë arritur të zbulojnë identitetet e 7 prej të arrestuarve dhe 2 prej të shpallurve në kërkim. Gjithashtu burime mediatike bëjnë të ditur se “koka” e kësaj bande narkotrafikantësish ishte Robert Myftari nga qyteti i Vlorës, 47 vjeç, i cili ndodhet në kërkim.

7 prej personave të arrestuar:

  1. Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë,
  2. Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë,
  3. Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë,
  4. Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë,
  5. Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë,
  6. Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë,
  7. Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë,

2 prej personave të shpallur në kërkim:

  1. Elton Hamza, 37 vjeç, banues në Vlorë
  2. Robert Myftari, 47 vjeç, banues në Vlorë

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu