Rama në Prishtinë, takon kreun e LDK-së Mustafa

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Prishtinë, me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Prej ditës së djeshme Kryeministri Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë, ku po zhvillon takime me liderët politikë, pas publikimit të aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në ditën e parë të vizitës në Kosovë, Kryeministri Rama zhvilloi dje takime me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, Kryeministrin, Avdullah Hoti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me kryetarin e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu