“Rruga e Arbrit hapet brenda pranverës së ardhshme”, Balluku: Po mbyllim punimet për urën e Fshatit

Tiranë | Në një intervistë për ABC News, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka folur edhe për projektin e Rrugës së Arbrit, duke premtuar se do të hyjë në funksion të qytetarëve që në pranverën e vitit të ardhshëm, megjithëse afati ishte përcaktuar për deri në nëntor. 

Ministrja u shpreh se tashmë pjesa më e madhe e punës në Rrugën e Arbrit ka përfunduar, si dhe është në mbyllje puna për urën në fshatin Fshat.

Rruga e Arbrit kam përshtypjen se është një kontratë që dhe pse mbaron në nëntor, ndërtuesit kanë premtuar live kryeministrit dhe besoj se ajo rrugë do të përfundojë në pranverë të 2021. Ajo rrugë nuk e ka problemin te trasetë, janë duke u mbyllur urat dhe tunelet, tashmë është duke u mbyllur ura në fshatin Fshat, një ndër më të vështirat edhe pse është më e shkurtër e se Ura e Vashës dhe është duke u mbyllur tuneli i Murrizit që pritet që të jetë pjesa e fundit mbyllëse e rrugës, dhe kur të hapet ajo do të jetë e plotë”, ka thënë ministrja.

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se rrugët kanë rëndësinë e tyre, disa kanë rëndësinë demografike, pasi kalojnë në zona me densitet të lartë popullsie, disa tjera rëndësi ekonomike dhe disa kanë rëndësi  kombëtare siç ishte rruga e Kombit që lidhi me Kosovën dhe ajo e Arbrit që do të na lidhë me Maqedoninë e Veriut.

/Bulqiza.info/

“Investimet rrugore në jug vijojnë”, Balluku: Projektet do të mbyllen brenda afatit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu