(VIDEO) Zjarr në pyjet e Karaburunit; helikopteri ushtarak nis operacionin nga ajri

Vlorë | Një zjarr i permasave të mëdha ka rënë pasdite e sotme në zonën e malit të Karaburunit, mbi bazën ushtarake të Pashalimianit, në afërsi të Kishës së Marmiroit. Zjarri, i ndihmuar nga era është përhapur me shpejtësi në zonë.

Për fikjen e flakëve janë angazhuar policia dhe punonjës të zonave te mbrojtura. Por për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga toka për shuarjen e tij ka qenë thuajse e pamundur, ndaj është kërkuiar nga strukturat përkatëse ndërhyrja nga ajri.

Në ndihmë të mjeteve të shërbimit zjarrfikës ka shkuar edhe një helikopter ushtarak për të mundësuar fikjen e flakëve nga ajri me ujë.

Ministria e Mbrojtjes deklaron se sipas raportimeve të deritanishme, zjarri nuk rrezikon bazën detare ushtarake të Pashalimanit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu