Makina përplas për vdekje këmbësorin që po kthehej nga pazari në Vlorë

Vlorë | Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. 

Këmbësori mësohet se po kthehej nga pazari në momentin që një makinë e llojit BMW me targa AA 469 SV e ka përplasur në lagjen “10 korriku”.

I plagosur dhe në gjendje të rëndë ai është nisur për në spital me urgjencë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje.

Rruga ku ndodhi aksidenti është mjaft problematike për shkak të drejtësisë që ka, e cila të jep mundësinë të ecësh me shpejtësi duke u bërë shpesh herë burim aksidentesh.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu