Bashkia Bulqizë fton qytetarët e papunë të regjistrohen pranë Zyrës vendore të punësimit

Bulqizë- Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë Bulqizë nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” njofton se kanë filluar deklarimet tremujore mbi gjendjen social-ekonomike të familjeve përfituesve të ndihmës ekonomike.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se të gjithë anëtarët madhorë të familjeve aplikuese për ndihmë ekonomike të paraqiten pranë Zyrës Vendore të Punësimit Bulqizë, për t’u regjistruar si punë kërkues.

Përfituesit e ndihmës ekonomike të cilët janë aktualisht të regjistruar si punë kërkues pranë Zyrës Vendore të Punësimit të paraqiten pranë saj për takimin mujor të radhës.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Shërbimit Social:

Njoftim!

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë Bulqizë, njofton se kanë filluar deklarimet tre mujore mbi gjendjen social ekonomike të familjeve përfituesve të ndihmës ekonomike.

Të gjithë anëtarët madhorë të familjeve aplikuese për ndihmë ekonomike të paraqiten pranë Zyrës Vendore të Punësimit Bulqizë,  për tu rregjistruar si punë kërkues.

Përfituesit e ndihmës ekonomike të cilët janë aktualisht të rregjistruar si punë kërkues pranë Zyrës Vendore të Punësimit të paraqiten pranë saj për takimin mujor të rradhës.

Faleminderit!

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu