Cakaj uron 4 Korrikun: Shqiptarët të bekuar nga mbështetja e pakursyer e ShBA-ve

TIRANË- Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj uroi 4 Korrikun, festën e pavarësisë së ShBA-ve.

Sipas kryediplomatit Cakaj, kjo nuk është vetëm data historike e pavarësisë së ShBA-ve, por burim frymëzimi për liri, drejtësi dhe barazi.

“Shqiptarët janë të bekuar e pafundësisht mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të ShBA-ve, në përpjekjet e tyre për zhvillim e demokraci”, u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, ministri në detyrë Cakaj u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë pika orientuese politike, diplomatike e vlerore e Shqipërisë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu